BallinaEkonomiBllokohen 27 ton mish pule nga Brazili, gjobiten dhe mbyllen 3 biznese...

Bllokohen 27 ton mish pule nga Brazili, gjobiten dhe mbyllen 3 biznese të mëdha

spot_img
spot_img

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 27 ton mish pule që vinte nga Brazili. Bllokimi ka ndodhur në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës . Kjo ngarkesë e importuar nga subjekti “ZICO sha”, e cila rezultoi se nuk plotësonte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore pasi kishte të pavlefshme, çertifikatën veterinare. Për rrjedhojë, u arrit në përfundimin se ngarkesa me produkte importi është e pasigurt për konsum njerëzor dhe u vendos kthimi i saj në vendin e origjinës.

Po ashtu,. AKU ka bllokuar biznesin“TONA-ALB” me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, Korçë, u konstatua se subjekti pasi kishte aplikuar për t’u pajisur me licencën përkatëse dhe kishte vijuar aktivitetin pa marrë miratimin, si dhe pjesërisht pa sistem gjurmueshmërie.

U evidentuan një sërë produktesh lëndë të para, erëza 66 kg, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit, si dhe produkte me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së (salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg etj.), si dhe të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),

“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmeshmërisë),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),

“Bllokim i produktit” për 66 kg produkte të konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre dhe 576 kg produkte të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform ligjit.

Po ashtu, rezultoi se subjekti “Shaqir Hoxha” me aktivitete “Supermarket”, Çermë, Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse Ndaj tij u vu gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit),

Në fund u bë dhe “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

AKU bllokoi edhe subjektin “Liljanë Shuajup Prevja” me aktivitete “Njësi prodhim, tregtim buke dhe Mëngjezore” Bërdicë, Shkodër, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin i parregjistruar në QKB (shkelje për të cilën u bë njoftimi i strukturave të Tatim Taksave Shkodër), pa sistem gjurmueshmërie, si dhe me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (pajisjet e punës të papastra dhe me prani ndryshku, muret të dëmtuara, tualeti me dalje të drejtpërdrejt në ambjentet e punës dhe pa analiza të ujit të pijshëm). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular