BallinaAktualitetSi nisi sherri në lokal tek përdorimi i armëve në spital, ç’ndodhi...

Si nisi sherri në lokal tek përdorimi i armëve në spital, ç’ndodhi në Fier, disa të shoqëruar

spot_img
spot_img

Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fier. Forca të shumta policore kanë blinduar spitalin e Fierit, ndërsa vijojnë kontrollet në të gjithë Levanin.

Deri më tani, policia ka shoqëruar në komisariat tre persona, si dhe vijon kërkimet për shoqërimin dhe kapjen e personave të tjerë të lidhur me ngjarjen. Ndërkohë, që janë ndaluar të gjithë personat e përfshirë në ngjarje. Sipas gazetarit Kuçi, në orët e mëngjesit është ndaluar edhe personi që ka qëlluar me armën e policit në ambientet e spitalit, një person me mbiemrin Braçe, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Si nisi sherri:

Kanë qenë dy familje që kanë debatuar në një lokal të Levanit, afër Fierit. Ata janë konfliktuar me sende të forta dhe mjete prerëse, ku të plagosur kanë mbetur katër persona, Gentjan dhe Aldi Zhapaj me sende të forta, ndërsa Klajdi Lamaj dhe Afrim Muçaj me mjet prerës.

Aty ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar në spital, së bashku me familjarët, personat e plagosur. Me ta ka shkuar edhe personi, që ka arritur t’i marrë armën policit të patrullës dhe të plagosë babanë e dy vëllezarve Zhapaj, Aleksandër Zhapajn, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular