Një këngëtare spanjolle 30 vjeçe ka humbur jetën sot, pasi u godit nga pajisjet e fishekzjarrëve, në kohën që po performonte në skenë.
Këngëtarja Joana Sainz, 30 vjeçe pjesë e Orkestrës Super Hollyëood, e cila ka 15 anëtarë, ku përfshihen këngëtare, valltarë dhe bateristë, po performonte mbrëmë në Las Berlanas në Avila. Ajo u godit në pjesën e barkut nga fishekzjarrët e dendur që ishin pranë skenës.
E reja u dërgua në spital, por ndërroi jetë rrugës. Performanca live u pezullua pas ngjarjes, e cila ndodhi rreth orës 02.00 të mbrëmjes. Në kohën që ndodi incidenti, rreth 1000 vetë ishin duke shijuar koncertin.