Zyrtari i DASH, David Kostelancik, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike, ka shkuar në selinë e kryeministrisë ku do të takohet edhe me kreun e qeverisë Edi Rama.
Më herët ai u takua në selinë blu me kryetarin Lulzim Basha, takim që zgjati për më shumë se një orë.
Më pas Kostelancik iu drejtua selisë së LSI për tu takuar me kryetaren Monika Kryemadhi.