BallinaKryesoreFrance Football: Tre arsye pse duhet ti friksohemi Shqipërisë

France Football: Tre arsye pse duhet ti friksohemi Shqipërisë

spot_img
spot_img

Shqipëria do të luajë të shtunën në orën 20:45 ndeshjen më të vështirë të eliminatoreve të “Europianit 2020”, ndaj Francës në “Stade de France”.

Ndeshja e kuqezinjve me “gjelat” që do t’i besohet arbitrit spanjoll Hezus Manzano ndonëse quhet e pakalueshme për shqiptarët nuk konsiderohet si një sfidë e lehtë as për francezët. Dhe kjo jo vetëm për faktin se në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset europiane do të mungojnë kampionë bote si Mbape apo Pogba.

Faktin që Franca e ka marrë seriozisht Shqipërinë  e tregon edhe numri i biletave të shitura. Sipas gazetës franceze Le Figaro numri i tyre ka arritur deri në 70 mijë, ndërsa për ndeshjen pasrdhëse kundër Andorrës janë shitur vetëm gjysma e kësaj shifre.

Por këtë merak te francezëve e konfirmon edhe bibla e futbollit të këtij vendi, e përjavëshmja “France Football”.në numrin e saj të fundit që publikohet çdo të martë, ajo rendit tre arsye se përse Franca duhet ti frikësohet (pakëz) Shqipërisë:

1- Sepse në vitin 2014 portugalia u surprizua nga Shqiponjat dhe kjo fitore pati shumë rëndësi megjithëse CR7 nuk ishte atë ditë në fushë

2– Sepse Mërgim Mavraj ai që pati shënuar golin e barazimit të turpshëm med dy skuadrave në ndeshjen e Rennes, është gjithmonë aty (video poshte).

3-Sepse trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës Fabio Capello. Pisk nëse ai i ka dhënë disa këshilla.

Kështu shkruan FF nisur edhe nga fakti se në një nga ndeshjet e tyre të fundit, atë në Paris kundër Turqisë gjelat e nënvleftësuan sfidën dhe si rrezultat lanë dy pikë të çmueshme në rrugën për në Euro 2020.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular