BallinaAktualitetAgjencia amerikane kritika për spotin ‘Rrëmbehu nga Shqipëria’: Është i papërshtatshëm

Agjencia amerikane kritika për spotin ‘Rrëmbehu nga Shqipëria’: Është i papërshtatshëm

spot_img
spot_img

Agjencia amerikane e lajmeve, ‘Quartzy’ i ka kushtuar nje artikull spotit te publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me titullin: “Rrëmbehu nga Shqipëria”, qe ishte nje kunder-pergjije e filmit “Taken”.

‘Quartzy’ shprehet se slogani “Rrëmbehu nga Shqipëria” është i papërshtatshëm. Sipas medies në fjalë, nuk është e përshtatshme për turizmin e një vendi që të përmendet trafikimi njerëzor, ndonëse autorët mund të jenë bazuar në raste të ngjarshme si ajo e Lituanisë me “Pika G e Europës” apo e Tajlandës me sloganin “Hapu ndaj hijeve të reja”. Po ashtu shprehet se ky spot duket se ka lidhje me reputacionin e Shqipërisë për aktivitetin kriminal.

“Dikush mund të mendojë se bordi i turizmit në Shqipëri po shpreson të ketë famën virale që mori lituania me sloganin ‘Pika G e Europës’, apo Tajlanda me sloganin ‘Hapuni ndaj hijeve të reja’, që u shndërruan në sukses të madh dhe tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Por nëse slogan i ri i turizmit në Shqipëri do të sjellë më shumë turistë, kjo mbetet e hapur për debat”, -shkruan Quarzy, ndërsa shton: “Ju mund të supozoni se bordi i turizmit të vendit zgjodhi ‘Rrëmbehu nga Shqipëria’ pa menduar për kuptimin e dyfishtë: Ata donin që ju të “rrëmbeheni” nga bregdeti i mrekullueshëm i vendit dhe banorët mikpritës, jo të kujtoni rrëmbim, trafikun seksual, kriminelët ose rrjetet e krimit të organizuar. Megjithatë, Shqipëria shpreson të tërheqë 10 milionë vizitorë në vit”.

Më tej në artikull shpjegohet spoti i Ministrisë së Turizmit, për të cilin thuhet se është i realizuar shumë mirë, por sipas tyre pavarësisht kësaj, realiteti është se krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore mbetet një problem serioz në Shqipëri.

“Një raport i vitit 2018 i Departamentit amerikan të Shtetit zbuloi se Shqipëria vazhdon të jetë “një vend burim, tranzit dhe destinacion për burrat, gratë dhe fëmijët që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar”. Megjithëse vuri në dukje se qeveria kishte bërë disa hapa drejt përmirësimit të situatës, ajo thotë se Shqipëria ende “nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit”, përfundon artikulli në “Quartzy”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular