Sot sapo kemi hy ne festën e Ditës së Verës, e cila festohet si askund tjetër në qytetin e Elbasanit, ish kryeministri Sali Berisha zgjedh një mënyrë tjetër për të “uruar” kryeministrin Edii Rama.
Ai ka postuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqen të rinj nga qyteti i Elbasanit teksa shpalosin një banderolë ku lexohet “Rama ik, ik, ik”.
“Elbasani në prag të festës: “Rama ik, ik, ik..!”, shkruan Berisha mbi video
Siç duket, ky do të jetë urimi i qytetarëve të Elbasanit për kryeministrin Rama, i cili sot me shumë gjasa do të jetë në qytetin e Ballokumeve.