Nga Azgan Haklaj
Spektakël tematiko- artistik me dt -10 shtator- ora 10 në Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit.
Qindra artistë nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar zbarkojnë me dt 10 shtator në Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në manifestimin madhështor tematiko- artistik organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nderuar me Medalijen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Mijëra besimtarë bektashinjë do ta “pushtojnë” këtë Tempull të Shenjtë në ditën e Ashures, pas 10 ditëve të Matemit kushtuar 72 fajkonjëve të Luftës së Qerbelasë rënë për liri, në dyluftimet më të tmerrshme të historisë së njerëzimit me falangat e Kalifit Jezidit në muajn gusht të vitit 680 pas Krishtit.
Kjo betejë është një kasphanë çnjerëzore, e pamëshirshme e Kalifit zollumqar e barbar ndaj 72 martirëve të lirisë ashtu si Beteja e Termopileve e 300 spartanëve të Leonidhës kundër ushtrisë së Kserksit me dt 19-21 gusht të vitit 480 para Krishtit.
Matemi dhe dita e Ashures përbëjnë një rit tradicional bektashian, rit përkujtimor
për deshmorët e Qerbelasë, të cilët dhanë jetën për të vertetën, të drejtën hyjnore, barazinë, emancipimin shoqëror, për dashuri, paqe, mirësi.
Lufta e Qerbelasë është tragjedia më mizore, më rrënqethëse në historinë e Besimit Islam,
prandaj kujtimi i saj mbetet gjithmonë i gjallë në mendjet e miliona bektashinjëve.
Shumë prej tyre e kujtojnë me ceremoni zie e lotësh.
Ky përkujtim bëhet 10 ditë e quhet Matem (Zi).
Në kujtim të deshmorëve të Qerbelasë besimtarët nuk pinë ujë gjatë 10 ditëve ashtu siç nuk kanë pire ujë ata, për shkak se ua ndalen dhe helmuan ujin e Lumit Eufrat.
Besimtarët bektashinjë shkojnë në teqetë dhe kujtojnë ngjarjet e paharruara të Qerbelasë me fjalët:
“Ja Imam- ja Imam”
Gjatë këtyre 10 ditëve kujtohen mundimet e sakrificat e të gjithë profetëve për kryerjen e Misionit të tyre të Shenjtë.
Kujtohen vuajtjet që hoqi Profeti Adam, ngjarjet e Nuhut, vuajtjet e Ibrahimit, i cili u hodh në zjarr prej Nemrodit sepse predikonte rrugën e drejtë të Perendisë, përkujtohen vuajtjet e Jusufit, i cili u hodh në pus nga vëllezërit e tij sepse ishte i pastër e kishte fituar respektin e prindërve, vuajtjet që hoqi Musai prej Fareonit të mallkuar sepse ky donte të sundonte popullin me shtypje dhe të ishte Perendia i tij.
Përkujtohen vuajtjet e Isait “Krishtit” të madh për të vetmin faj se u bë Misionar në sherbim të njerëzimit, duke predikuar rrugën e të vertetës, paqes, drejtësisë, vallazërimit dhe përsosmërisë njerëzore.
Përkujtohen vuajtjet e Profetit Muhamet, i cili hoqi shumë mundime për të nxjerrë popullin nga ërrësira e skllavërisë e urrejtjes në dritën e mirësisë drejtësisë e paqes.
Kujtohet i madhi Ali që ra deshmorë për të udhëhequr botën në rrugën e mbarë. Imam Hasani, i cili u helmua nga njerëzit e pabesë sepse predikonte paqen e rrugën e vertetë.
Natën e pestë kujtohet gjithë jeta e Imam Hysejnit.
Natën e gjashtë emigrimi i tij.
Natën e 7 -të përkujtohet Ibn Akili, i cili ra deshmorë me dy djemt e tij.
Natën e 8- kujtohet Imam Hysejni, i cili shkoi i ftuar nga populli për ta drejtuar në rrugën e mbarë.
Natën e 9-të kujtohet arritja e Imam Hysejnit në Qerbela.
Nata e 10-të është nata e fundit, Lufta e Qerbalase ku Imam Hysejni ra deshmorë sëbashku me shokët e tij.
Ne i kujtojmë me lutje fetare, me heshtje të madhe zie, pastaj populli han Ashuren duke përkujtuar me adhurim Imam Hysejnin dhe duke mallkuar Jezidin dhe pasuesit e tij.
Veprën e Imam Hysejnit e shokëve të tij dhe Luftën e Qerbelasë e ka përshkruar me madhështi pena brilante e Ideologut të Bektashizmit dhe Rilindjes Kombëtare Naim Frashëri:
“Hysejni desh njerëzinë
Dhe për të u vra.
Për të shpetuar njerinë
Ra në Qerbela
Imamët dymbëdhjetë
Nga der’ e Aliut
Hoqën e vuanë ndër jetë
Për nder të njeriut
Kush do Muhamet- Alinë
Edhe e beson Perendinë
Do Hasanë e Fatimenë
Dhe qan Imam Hysenë
Nuk luan jezitërinë
Djallëzinë e ligësinë
Se ata që janë vrarë
E ranë deshmitarë
Ranë për një të vertetë
Q’ajo na nderon në jetë
Lule moj e vertetë
Të qofshim falë për jetë
Me të lanë këtë jetë
Imam Zot i vertetë
Shpirt i madh vate tek Zoti
Tek kish qenë edhe që Moti
Hysejn mir e nder për jetë
Jeziti nëmën e shkretë
Hysejni kish Perendinë
e Jeziti djallëzinë.
Abaz Aliu zu Tomorr’
Erdhi afër nesh
Shqipëria s’mbet e gjorë
Se Zoti e desh
O moj fushë e Qerbelasë
Që më rri ndër sy
Plot me gjak t’Ali- Abazë
Vallë çështë Ay
Ç’është Ai që shkon kaluar
Ikën si veriu
Me dy-tre foshnje në duar
Eshtë Abaz Aliu”.