BallinaAktualitet(Dëshmi tronditëse)/Shqiptari dhe greku përdhunuan dhe vranë studenten, çfarë ndodhi natën e...

(Dëshmi tronditëse)/Shqiptari dhe greku përdhunuan dhe vranë studenten, çfarë ndodhi natën e krimit

spot_img
spot_img

Prova të reja dalin në dritë nga vrasja dhe përdhunimi i Helen Topaloudi në Rodos, ku të akuzuar janë i riu shqiptar Aleksandër Luca dhe greku Manoli Koukouras. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth nëntë muaj më parë. Të akuzuarit për vrasjen e saj, Luca dhe greku Manoli Koukouras, kanë përshkruar atë që ndodhi natën fatale.

Dy autorët e dyshuar së pari u takuan më vete. Sipas raportit, ata dyshohet se kishin paracaktuar edhe përdhunimin të studentes fatkeqe. 20-vjeçari shqiptar asokohe dyshohet se i dërgoi një mesazh në ‘Facebook’ Eleni Topaloudi që të takoheshin.

Në orën 21:00 të 27 nëntorit 2018, dy të rinjtë u takuan pak para mesnatës me studenten e re. Kur vajza shkoi në banesë me dy autorët e dyshuar, ndjeu frikë dhe siklet. “Eleni Topaloudi ka ndjerë frikë dhe siklet që në fillim kur ishte në shtëpi me ta”, -thuhet në letër. Mësohet se greku dhe shqiptari akuzohen se e kanë përdhunuar duke përdorur dhunë fizike ndaj saj. Ata e kërcënuan atë me thikë dhe e mbytën në përpjekje për ta detyruar atë në veprime të tjera të çmendura. Pas krimit greku, akuzohet se ka fshirë llogarinë e tij në Facebook. Sipas informacionit në Gazetën Qendrore ‘Star’, thuhet se ndërsa vajza po torturohej, nëse njëri prej tyre do të dëshironte të reagonte, mund të ndihmonte studenten që të largohej, por kjo nuk ndodhi.

Të dy të pandehurit ia hedhin njëri-tjetrit që nga fillimi. Mbetet për t’u parë kur dhe ku do të zhvillohet gjyqi dhe cilat mesazhe ka marrë vajza në ‘Facebook’ pak para krimit. 23-vjeçari grek Manoli Koukouras dhe Aleksandër Luca janë arrestuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudis në ishullin Rodos të Greqisë më 27 Nëntor. Hetuesit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej. Si pasojë e dhunuan dhe kur vajza humbi ndjenjat, besuan se e kishin vrarë. Për të fshehur krimin, e hodhën studenten në një shkëmb buzë detit. Besohet së e reja, vdiq nga plagët e shkaktuara nga hedhja e trupit nga lartësia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular