Dibra shquhet per mikpritje, ndaj sezoni turistik ne kete qytet nis nga muaji shtator. Mes dhjetra pushuesve thuajse nga tere vendi dhe jashte kufinjeve qe preferojnë llixhat mjaft kurative që ndodhen verëm pak minuta larg qytetit te Peshkopise. Pushuesit janë të kënaqur nga sa i ofrohet, ndërsa infrastruktura, rrugore ndodhet në gjendje të mjerueshme. Zona përreth qendës së llixhave është e mbipopulluar nga pushesit duke rrëfyer për kushtet e kënaqshme që i ofrohen. I tillë është dhe Qatip Muça, me komoditetin që ka ofruar vite të tëra dhe këtë fakt do ta rrëfejnë pushuesit kosovarë. Nevzat Berisha i ardhur prej shumë vitesh nga komuna Suharekë rrefen për kushtet dhe mikpritjen nga i zoti i shtëpisë Qatipi dhe familja e tij. 70 vjeçari ka preferuar të flasë jo vetëm për këtë familje por për dibranët në tërësi, nga tradita e mikpritjes. Jemi shumë të kënaqur dhe nga gatimet tradicionale dhe çmimet mjaft favorizuese. Njëkohësisht një tjetër pushues nga Kurbini i ardhur në këtë familje prej vitesh shton se përpos mik pritjes miqësore po shijojmë dhe natyrën e mrekullueshme të bjeshkëve të Dibrës. Pren Ceka ka shtuar se kur largohemi nga familja e Qatipit, nuk na pritet rikthimi, e konsiderojmë si mik të familjes , për atë që na ofrohet. Këta janë dibranët dinë të ofrojnë miqësi dhe mikpritje sigurisht dhe klima dhe nga llixhat e njohura, nga më kurativet. Ahmet Zani
Pushuesit në Llixhat e Peshkopisë mes infrastrukturës se dobët rrugore dhe mikpritjes së shkelqyer dibrane
RELATED ARTICLES