BallinaAktualitetSali Berisha, Muriqit dhe Vojvodës/ Nderuat futbollin dhe kombin, jeni krenari

Sali Berisha, Muriqit dhe Vojvodës/ Nderuat futbollin dhe kombin, jeni krenari

Kosova shënoi një fitore shumë të rëndësishme pasditen e sotme. Dardanët mposhtën në “Fadil Vokrri” Republikën çeke me rezultatin 2-1, duke u ngjitur përkohësisht në krye të Grupit A për Eleminatoret e Euro 2020.

Mes shumë mesazheve të urimit për përfaqësuesen e Kosovës nuk mungon as ai i ish kryeministrit Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet ndër të tjera se, me këtë fitore Kosova i zbardhi faqen futbollit dhe kombit.

Në fund të mesazhit nuk mungon as urimi për ndeshjen e rradhës kundër Anglisë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Kosova ne krye. Lider i gupit A!

Miq, sot kombetarja e Kosoves ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit!

Ajo triumfoi ne Prishtine dhe shkelqeu sot me dy golat te fantastike shenuara nga Muriqi dhe Vojvoda, me rezultatin 2:1 ndaj ekipit kombetar te Çekise.
Sot ekipi i Kosoves udheheq, i prin grupit A duke patur pas vetes ekipe si ai i Anglise, Cekise, Bullgarise etj, dhe kjo eshte histori!

Nje pershendetje vellazerore gol shenuesve Muriqi dhe Vojvoda, kapitenit Muriqi dhe trajnierit Chalandes si dhe te gjithe ekipit te mrekullueshem te Kosoves qe po ngjitet me dinjitet dhe aftesi mahnitese drejt majave te futbollit te Europes dhe botes! Urime dhe Suksese me Angline! sb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular