Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një makinë ka fluturuar në ajër një motor, i cili më pas është përfshirë nga flakët,
Për fat të mirë drejtuesi i motorit ka shpëtuar me lëndime të lehta, ndërsa motori është djegur plotësisht.
Qytetarë të pranishëm në vendngjarje i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesit të motorit, ndërsa një ndihmë e madhe për ti shpëtuar jetën ka qenë vendosja e kokores.