Italia ka mposhtur Finlandën në udhëtim me rezultat prej 1 me 2.
Ishte Immobile ai që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 59 të takimit pas asistimit nga Chiesa, transmeton Koha.net.
Shifrat i barazoi Pukki në minutën e 72, duke shënuar nga penaltia.
Por, pas vetëm shtatë minutave italianët rikthyen epërsinë përmes Jorginhos, që shënoi gjithashtu nga penaltia.
Pas kësaj fitore Italia shkëputet në krye të Grupit J me 18 pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, derisa Finlanda në vendin e dytë ka 12 pikë.