Një ngjarje e cila për pak mund të përfundonte në mënyrë tragjike ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Durrës.
Një punonjës 49 vjeçar është lënduar rëndë pasi është goditur nga krahu i betonieres gjatë punës.
P.D, u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranës, ku po i nështrohet ndihmës së specializuar mjekësore.
Nuk ka ende informacion paraprak nga Policia lidhur mbi ngjarjen, ndërkohë që në muajt e fundit ka pasur një sërë aksidentesh në punë, deri në fatalitete te punonjësit për shkak të pasigurisë në punë.