Gjatë ditës së sotme kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon një konferencë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Në konferencë marrin pjesë personalitete të letërsisë, artit, kulturës dhe shoqërisë civile me qëllim finalizimin e kauzës së tyre për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij, kompozitori Limoz Dizdari tregoi bisedën me Edi Ramën në vitin 2000 kur ai ishte ministër i Kulturës. Dizdari u shpreh se Rama donte të prishte Teatrin dhe kur ai e ka pyetur se ku do ti gjejë lekët për teatër të ri, Rama i ka thënë se do ja jepte qeveria greke.
Pjesë nga fjala e Dizdarit:
I gjori ju çdo hiqni zoti Basha, por ky është një fillim i mbarë. Mesa di unë në databasën tuaj të PD keni pasur shumë emra të përveçëm të mëdhenj që kanë pasur përfitimet e tyre. Ata nuk i shoh asgjëkund, i shoh dhe takohem me ta dhe shpesh herë ndjehem keq unë se bëj fajtor veten si u gjeta në këtë udhëkryq. Shkëmbejmë ndonjë buzëqeshje që ngjan me ngërdheshje. Emrat i kam shkruar këtu por s’është nevoja t’ua përmend. Janë nga ata që rregullonin makiazhet, diskutimet, që kanë bredhur nëpër botë, kanë përfituar interesa të mëdha ndaj PD.
Atëherë kur Rama ishte Ministër i Kulturës donte ta prishte Teatrin, ishte legjitime, protesta e aktorëve ishte e madhe, duhet ta them se duhet ta dini, e kërkonte me insistim dhe unë e pyesja me c’lekë do ta bësh se bie miu dhe thyen kokën, e ai më tha; Më ka premtuar qeveria greke dhe kryeministri i Greqisë që do ma japë lekë. Unë i thashë, që nga fshati yt, (Vunoi) është po ajo këngë që është në fshatin tim: Mblidhuni moj gra më qani burrin se unë po iki në dasëm.
Për 17 vjet Teatri nuk u prish, kur Nano si politikan shumë i mirë, megjithë ministrat donin të prishej, dhe do më mbushnin mendjen mua, ne si komision vendosëm që nuk do prishet, sherr nuk bëja me Bardhyl London, por debat. Ca ndodh sot, teatri po prishet, por këta oligarkët kanë mbirë edhe në brezin tuaj, do doja të ishte këtu Petrit Fusha që i ankohem se më është dëmtuar pronësia ime intelektuale, ca të bëj unë, të qaj?
Do doja të ishte këtu, Clirim Gjata, të na dëgjonte se ju ka përfaqësuar. Ka shumë oligarkë që flasin, po të kujt janë, nga ky data base kanë dalë. Hallet e tua kryetar, janë shumë të mëdha, nuk di si do ta përballoni, por rruga që keni filluar shpresoj të jetë më e mira. Ne jemi dembelë, shpërdorues të kohës dhe vetvetes, kemi memorie të shkurtër, na mungon e kuqja në kutinë e makiazhit si thoshte Prokop Mima, pra nuk na bën përshtypje shumë që na fyejnë e na tallin.
Do ta pretendoja që mes nesh, të bëheshin takimet dhe të marrin pjesë të gjithë. Të kuqe e blu, pa më ardhur turp unë vij jo si parti politike, por me kënaqësi se ka burra të mençur, ka edhe më pak të mençur, zor se gjen budallenj në Shqipëri. Por njerëz të shquar si Kadare, Miklani, Zaganjori, Inva Mula, Ciko, Turku, Londo, Filip Cakuli etj. Unë nuk kam qenë as në data basen tuaj as në ambasada, më ka mjaftuar vetja ime, unë vij me kanaqesi jo për të sharë qeverinë, se e kemi për detyrë të mos e shajmë, por për të thënë të vërtetat që ajo ca është është. Mollët e këqija duhen hequr dhe ato që sapo kanë filluar duhen pastruar.