BallinaAktualitetLAJMI I FUNDIT/Ja sa vite burg kërkoi prokuroria për Saimir Tahirin

LAJMI I FUNDIT/Ja sa vite burg kërkoi prokuroria për Saimir Tahirin

spot_img
spot_img

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokuroria dha sot pretencën për Tahirin, teksa në seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri, së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhia.

Ndërkohë, në seancën e fundit para pushimeve verore, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri, për gjykim të shkurtuar. Kjo bën që ish-ministri të përfitojë ulje me 1/3 e dënimit, duke bërë që Prokuroria do të kërkojë 8 vite.

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular