Odise Roshi vendosi ndeshjen kundër Islandës me një gol çlirues. Ne nje prononcim per RTSH menjehere pas ndeshjes u shpreh: “Ishte një ndeshje shumë e bukur, fituam dhe duhet ta shijojmë orët.
Jam i gëzuar për golin e shënuar dhe fitoren. Synimi ynë ishte të bënim një paraqitje shumë të mirë në Francë por u ndëshkuam me rezultatin 4 me 1. Pas ndeshjes me Francen thashë qe tani të rrahim Islandën. Kjo ishte një ndeshje shumë e madhe. Të gjithë cunat bënë një ndeshje shumë të mirë. Tani duhet të shohim për ndeshjen tjetër.
Heshtja?
Roshi komenton dhe heshtjen: “Ekipi kombëtar gjithmonë kur humb ka kritika, dhe heshtjen e bëra për ata që kritikojnë atje ku nuk duhen.”
“Kombëtarja shqiptare ka bërë autokritikë në “Elbasan Arena” , me djemtë e drejtuar nga Edi Reja që kanë fituar me shifrat e thella 4-2 ndaj Islandës” .