BallinaKronikeEmrat/"Fajdexhinjtë" e arrestuar në Shkodër, zbardhet skema

Emrat/”Fajdexhinjtë” e arrestuar në Shkodër, zbardhet skema

spot_img
spot_img

Zbardhet operacioni i sotëm në Shkodër dhe skema si vepronte rrjeti i fajdeve. Sipas Prokurorisë, në këtë skemë janë përfshirë 22 persona, ndërsa 11 prej tyre janë arrestuar duke përfshirë ish kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, noterë dhe policë.

Meson se në pranga ka përfunduar edhe Artan Dragani, ish kancelar në Gjykatën e Shkodrës dhe është pezulluar nga detyra noterja Valbona Hajdari dhe polici Ergys Lohja.

Dhënia huave bëhej për interesa të larta që varionin nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar. Nëse nuk kthehej shuma e huas, sekuestroheshin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huan. Nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane dhe 500 mijë euro.

Me datën 25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder. Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqesor Shkodër rezultoi e provuar perfshirja e nje numri te madh shtetasish ne veprimtarinë e organizuar te dhënies hua, jashtë sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhenia hua e ketyre shumave është për interesa shume te larta qe variojne nga 3%-20% ne jave nga ana e personave te implikuar. Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia ne emër te te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te pergjimeve telefonike, ambjentale, vezhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, kqyrjeve etj rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”, te parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal. Me miratim te gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder jane caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, qe janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A.D (me detyrën ish kancelar ne Gjykatën e Shkodrës); V. N; E. F,; E. Q; P. V. Janë shpallur ne kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyrës” për noteren pranë Dhomes se Noterise Shkodër, V. H dhe SPZ pranë Komisariatit te Policise Shkoder E. L. Është ushtruar kontroll ne një numër te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykatës.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar nje numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojnë.

Njoftimi nga Policia për operacionin:

Finalizohet operacioni policor “MARANAJ”

Në pranda 11 persona si dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim

Sot, në kuadrin e operacionit policor “MARANAJ” të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkoder nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqësor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe mbeshtetjen e Drejtorise për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorise se Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorise se Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigursisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, siguruan prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.

Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.

Të arrestuar janë shtetasit:

1. B. A. 61 vjec nga Shkodra

2. E. M., 33 vjec nga Shkodra

3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;

4. A.D. 39 vjec nga Shkodra

5. M.B. 31 vjec nga Shkodra

6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

7. E.F., 38 vjec nga Shkodra

8. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra

9. P.V., 54 vjec nga Shkodra;

10. L.S., 48 vjec nga Shkodra;

11. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.

U ekzekutua gjithashtu edhe masta e sigurisë:

Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik” dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:

1. V.H., nga Shkodra;
2. A.S., nga Shkodra
3. E.L., nga Shkodra.

Gajtë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

– 238 600 Euro CASH
– 272 400 dollare CASH
– 414 000 Lekë
– 510 Paund Britanik
– 20 automejte transporti
– 1 revolver,
– 1 krëhër pistolete me fishekë
– 1 armë gjahu pa leje
– 5 kompjutera laptop
– 50 celualarë
– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular