Sulmuesi i kombëtares Sokol Cikalleshi i dha golin e katërt Shqipërisë në ndeshjen me Islandën në Elbasan.
Sokol Cikalleshi: Më shumë se goli më kënaqi fitorja. Fitorja me 4 gola është më e mira për ne. Jam i lumtur se rrugën e rrjetës e gjetëm në të gjitha mënyrat. Ne ishim të dënuar ta fitonim. Bëmë gjysmën e punës sot dhe gjysmën e kemi në ndeshjen me Turqinë. Na gëzoi se ekipi reagoi dhe kjo nuk është e lehtë.
Ky është goli I tretë I Cikalleshit me kombëtaren. Sulmuesi thotë se kombëtarja ka shans me Turqinë.
“Kemi shans me Turqinë, nuk duhet të fluturojmë por cdo gjë është e mundur, duhet të japim maksimumin për rezultat pozitiv”