BallinaAktualitetMjeku personal: Pse dhe kur filluan “eliminimet e mëdha” nga Enver Hoxha

Mjeku personal: Pse dhe kur filluan “eliminimet e mëdha” nga Enver Hoxha

spot_img
spot_img

Eliminimet e mëdha filluan pasi infarktit”. Kështu pohon mjeku Isuf Kalo në emisionin Opinion, i cili tregoi jetën e tij afër diktatorit Enver Hoxha. Sipas tij, eliminimet u bënë pasi diktatori Hoxha kishte frikë se nuk e dinte se kujt do t’ia linte pushtetin.

“Infarkti i Enver Hoxhës ndryshoi shumë gjëra. Ishte herë e parë që u “burgos”, nuk e dinte se kujt do t’ia linte pushtetin. Nuk dilte nga dhoma. Për katër muaj, ishte në regjim shtrati. Kishte humbur kontaktin me jashtë. Unë mendoj që ai e ka vuajtur se kujt ia kam lënë Shqipërinë dhe kujt do ti mbetet”.

Profesori po ashtu tha se të gjithë drejtuesit e lartë komunistë përgjoheshin, madje Enver Hoxha kishte merak se mund t’i përgjonin telefonin e tij.

Por si ishte të kujdeseshe për shëndetin e diktatorit?

“Çdo herë që hyja tek ai, hyja me vendimin që ishte hera e parë. Ti e mjekon si gjithë të tjerët, por hyja që të mos gaboja. Ai nuk kishte mjekë të huaj, nuk kishte frikë nga ata. Ai ka thënë që mjekët tanë i kemi shumë të mirë. Një mjek i huaj që vinte do ishte në vëzhgim. Për fëmijët që i dërgonte jashtë, ishte çështje imazhi.  Gjendja e tij shëndetësore që sekret shtetëror. Sa ishte i ri, u mjekua në Kremlin. Kur kaloi infarktin erdhi grupi i mjekëve kinezë. I vetmi që e dinte mirë kartelën e tij ishte mjeku francez Pol Miliez”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular