BallinaAktualitetVIDEO/Ushtarët shqiptarë të Zvicrës, këndojnë "Xhamadani vija vija"

VIDEO/Ushtarët shqiptarë të Zvicrës, këndojnë “Xhamadani vija vija”

spot_img
spot_img

Të rinjtë me prejardhje shqiptare që shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës, u bënë edhe njëherë temë debati. Kjo situatë vjen pas “skandalit” me flamurin Shqiptar në ambient publik dhe vendosjes së simboleve kombëtare shqiptare, në uniformat e tyre zvicerane.

Në një video që po qarkullon në Tiktok, një grup i tyre në një makinë të mbyllur, këndojnë me shumë pasion këngën “Xhamadani vija vija”, e cila, sipas “20minuten” është “himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe”.

Gazeta në fjalë shkruan se ndjekësit e tjerë të kësaj platforme në internet, nuk tregojnë mirëkuptim që ushtarët “secondos” me uniformën zvicerane, të këndojnë këngë që sinjifikojnë “shqipërinë e madhe”, madje aty dëgjohen edhe thirrje për dëbim të të huajve.

Ndërsa ‘secondot’ reagojnë me humor: “Më vjen pak keq për Zvicrën. Të huajt e kanë marrë përpara, askush nuk mund të na ndalë”.

I pyetur rreth këtij rasti,  zëdhënësi i Ushtrisë Zvicerane, Daniel Rist thotë të mos ketë dijeni rreth rastit konkret.

Por megjithatë ai thotë se nuk sheh ndonjë problem këtu. “Në këtë mënyrë joformale dhe në automobil të mbyllur, kjo nuk na pengon”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular