Pesë muaj nga ndarja e tyre, Adela është divorcuar zyrtarisht nga Simon Konecki, me të cilin ka një djalë, Angelon, 6 vjeç. Pas një marrëdhënieje që zgjati 8 vjet dhe një martese, e mbajtur sekrete deri në 2017, këngëtarja, 31 vjeç, ka vendosur t’i japë fund lidhjes, duke firmosur dokumentet e divorcit të enjten, siç zbulon website TMZ.
Në deklaratën ku shkruhej për ndarjen që në prill nënvizohej:’Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Të dy do të impenjohen për të rritur së bashku me dashuri djalin. Si gjithmonë çifti kërkon të ruhet privatësia për ta’.
Adele dhe Konecki kanë filluar lidhjen e tyre në verën e 2011, por kanë dashur gjithmonë ta mbajnë raportin e tyre larg nga reflektorët e mediave.
Në qershor të 2012 çifti njoftoi se pret fëmijën e tyre të parë. Edhe pse nuk e kishin njoftuar kurrë zyrtarisht martesën e tyre, mendohet që të dy janë martuar në fshehtësi në 2016.
Adele, më pas, në edicionin e 59-të të Grammy Awards në shkurt të 2017, e quajti Konecki, bashkëshortin e saj teksa pranonte çmimin.