Në Konferencën Shkencore “110 Vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarje Historike për Kombin Shqiptar”, që u mbajt te premten me 13 shtator nga Shoqata Bashkësia Dibrane në Tiranë, në sallën e Konferencave të Akademisë së Shkencave u vlerësuan me dekoratë dhe disa vlera dibrane dhe jo vetem, personalitete ku gjithësecili e meritonte atë çfarë presidenti i i Republikës Ilir Meta iu akordoi në atë ceremoni.
Në këtë cerenomi një prej presonaliteteve dibrane që u vlerësua është dhe Prof.Dr.Petrit Bara. Eshtë kjo një dekoratë në vazhdën e vlerësimeve që Petrit Bara ka marrë brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga vendlindja, deri shpallja “Qytetar Nderi” nga tre bashki.
Me propozimin e Shoqatës Bashkësia Dibrane Petrit Bara mori të premten, më 13 shtator 2019, dekorayën “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Duke konsideruar propozimin e Kryesisë së Shoqatës Bashkësia Dibrane, Presidenti i Republikës Ilir Meta i akordoi Prof.Dr.Petrit Bara titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të shquar në fushën e mjekësisë dhe në atë të jetës akademike e universitare. I dalluar për nivelin e lartë profesional, përkushtimin dhe cilësitë njerëzore. Hartues i suksesshëm i një sërë tekstesh universitare dhe traktatesh në fushën e mjekësisë”.
Kujtojmë që Petrit Bara ka një jetë në shëndetësi. Në duart e tij kanë kaluar me dhjetra e dhjetra mijëra pacientë të cilët i kanë besuan shëndetin e tyre mjekut kardiolog ku prej shërbimit të marr kanë qenë mjaft të kënaqur. Humanizmi i z.Bara ka qene evident në cdo hap të karrierës së tij. Ai ka qenë njësh me pacientin, i shkrirë në nevojën e tij duke iu gjendur sa herë i lypte nevoja. Vlerësimi për dibranin e mirë dhe të zotin, Prof.Dr.Petrit Barën për cfarë ka dhënë në profesionin e tij si mjek dhe si profesor është i merituari dhe të tilla vlerësime nuk duhet të mungojnë për profesionistët. Urime Doktor.
Nëpërmjet fjalëve përshëndetëse, referateve e kumtesave të mbajtura nga Prof.Dr. Bujar Kapexhiu-Kryetar i Shoqata Bashkësia Dibrane, nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj shoqate, Dr.Saimir Shatku e kryetari i Komunës Dibër e Madhe Z.Hekuran Duka, si dhe nga profesorët e akademikët e mirënjohur: Beqir Meta, Bajram Xhafa, Adem Bunguri, Gafur Zoto, Tefik Jegeni, Roald Hysa etj, u evidentua kontributi i personaliteteve dibrane në shtetformimin e kombit shqiptar.
Qindra pjesëmarrësit në këtë konferencë shkencore ndoqën me interes të jashtëzakonshëm edhe dokumentarin “110 Vjetori i Kongresit të Dibrës (1909-2019).
Kush eshte Petrit Bara
Petrit Bara lindi më 11.01.1952 në Peshkopi. Përveç diplomimit si mjek në Universitetin e Tiranës më 1977, me rezultate të shkëlqyera, kreu specializimet jashtë shtetit për terapi intensive koronare dhe ekokardiografi në Turqi (Ankara), Trafik Hastanesi, 6 muaj (korrik – dhjetor 1992); emergjenca kardiovaskulare, terapi intensive, ekzaminime joinvazive (Holter, Ekokardiografi, Provë ushtrimore) në – Itali (Bari), Policlinico di Bari (Përgjegjës – Prof. Ritzon) 3 muaj (korrik – tetor 2001) dhe sërish – Itali (Romë), Ospedale Sandro Pertini, shtator 2004. Si njohës i tre gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht dhe rusisht), Prof Dr.Petrit Bara, do të udhëheqë ndër vite titujt e projekteve: Hipertensioni arterial dhe komplikacionet e tij – më 1998, si dhe Infarkti akut i miokardit dhe rehabilitimi i tij më 2001. Ai njihet në rrethet akademike e shkencore si botues i disa teksteve me vlera të pallogaritshme shkencore, si: “Trajtimi farmakologjik i urgjencave kardiovaskulare”, “Sëmundjet e brendshme”, “Trajtimi i urgjencave hipertensive” (monografi), Statistika – tekst për shkollat e larta të infermierisë, Shëndeti Publik – Manual për shkollat e larta të Infermierisë, “Sëmundjet e brendshme”, “Fakulteti i Infermierisë dhe Fiziologjia patologjike. Po ashtu Prof.Dr.Petrit Bara, si një nga personalitetët më në zë të kardiologjisë, njihet si kryeredaktor i revistës “Infermieria dhe mjekësia bashkëkohore” dhe si pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, që nga viti 2003 për lëndën e fizio-patologjisë. Në këtë profil punoi me devotshmëri e përkushtim si mjek kardiolog, shef i pavionit të kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, si pedagog, themelues dhe dekan për një dekadë i Fakultetit të Infermierisë. Personaliteti dhe karakteri i tij në asnjë rast nuk devijoi, por u shpalos dinjitoz për më shumë se tri dekada në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të shkencave mjekësore. Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zemrën ëndrrës së dëshiruar në vite. Në këtë përditshmëri mbetet një nga figurat më interesante si përfaqësues i elitës intelektuale shqiptare. Ndaj dhe pas titujve “Qytetar Nderi” i Dibrës, Bulqizës e Tetovës, që i kanë dhënë atij bashkitë e qyteteve respektive, dekorimi i djeshëm nga Presisdenti i Republikës Ilir Meta me Titullin “Mjeshtër i Madh” është vlerësim i meritave dhe kontributit të intelektualit, demokratit dhe kuadrit shembullor Petrit Bara. Ai para së gjithash vlerësohet për kontributin e çmuar dhe fisnik në progresin e diturive shkencore në lëminë e mjekësisë.