Në emisionin të “Paekspozuarit” në News 24 flet për herë të parë Ekluani, djali që protestoi pak ditë më parë tek “Petro Nini” bashkë me familjarët e tij në mbrojtje të pronës që Përmbarimi donte t’ua konfiskonte. Pamjet e tij duke qarë mbi makinën e policisë, ndërsa një polic e tërhiqte bënë xhiron e mediave dhe përlotën shqiptarët. Sot ai është më i qetë, por thotë se ka frikë se mbetet pa një shtëpi.
Pse u shtrive sipër makinës së policisë gjatë protestës?
Ekluani: Nuk doja të ma çonin dajën në komisariat
Çfarë të tha polici?
Ekluani: Nuk biseduam
Ke frikë se ngelesh pa shtëpi?
Ekluani: Po, ajo që unë kërkoj është një shtëpi