BallinaKryesoreKur opozita gabon, i prish punë vetes! Po kur gabon pushteti, i...

Kur opozita gabon, i prish punë vetes! Po kur gabon pushteti, i prish punë vendit

spot_img
spot_img

Nga Ylli Manjani

Për të gjithë kritikët e palodhur të opozitës, që komentojnë në statuset e mia: Pa dyshim kritika është gjëja e duhur. U shoftë ajo shoqëri që s’pranon kritikën!

Por ju lutem, ju ftoj të kuptojmë së bashku ftohtësisht se shqetësimi kryesor është vendi. Një opozitë kur gabon, maksimumi i prish punë vetes. Pra i shtyn vetes ditën e ardhjes në pushtet. Por kur gabon pushteti i prishet punë vendit. Këtij të fundit i shtyn ditët në agoni.

Ky është një dallim shumë i madh, që nuk mund të injorohet!

Sa më takon, po e përsëris, analizoj shqetësimet e agonisë së vendit. Krizën ekonomike të thellë dhe shkatërrimin e shtetit.

Natyrshëm argumentet e përdorura shkojnë më në favor të mnështetjes së opozitës sesa të pushtetit. Ky i fundit është e keqja, pa asnjë dyshim!

Pushteti ka qenë gjithmonë e keqja, edhe kur kam shërbyer në të! Kjo është e vetmja llogjikë që mbisundon në një shoqëri demokratike.

Llogjika që për çdo gjë fajin e ka opozita, është pjesë e shoqërive të mbyllura që pëlqejnë të sundohen nga i forti në pushtet. Me këtë llogjikë nuk jam pajtuar e as kam ndërmend të pajtohem.

Respekt për komentet anti-opozitë, që bëni tek statuset e mia megjithse nuk përfaqësoj asnjë parti në atë statuse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular