Sot shënohet dita e parë e vitit të ri shkollor 2019 – 2020 në mbarë vendin.
Në të gjithë sistemin para-universitar në Shqipëri janë rreth 380 mijë nxënës. Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen 24 mijë nxënës.
Ndërsa në sistemin 9-vjeçar janë gjithsej 272 mijë nxënës. Në gjimnaz janë 90 mijë nxënës në të gjithë territorin e Republikës.