Nenkryetari i PD, Edi Paloka: Rama per te fshehur te inkriminuarin e rradhes shpik marrveshje neper media
Rama vazhdon me “taktikat” e tij bajate te pilotimit te opinionit publik, sa here kapet ne skandalin e rradhes. Sa me i rende skandali , aq me absurde behen bllofet qe perpiqet te perhap ne media.
Nderkohe qe Rama kalon ne Parlament kontratat nepermjet te cilave ju grabiten shqiptareve miliona euro ;
Shqiperise i shtohen kushte te reja per hapjen e negociatave ;
Nje tjeter i perzgjedhur nga Rama si kandidat per kryetar bashkie , Mark Babani, rezulton i inkriminuar dhe me dokumenta vertetohet se ka qene i denuar …ne media pilotohen fantazi dhe sajesa per marrveshje te fshehta midis PD dhe PS.
E vetmja marreveshje qe PD dhe opozita kane bere dhe do i qendrojne deri ne fund , eshte ajo me shqiptaret , per te fshire nje here e mire cdo te keqe qe politika e mbrapshte ju ka sjelle deri tani .