Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të vendosin këtë javë se kur do të rinisin sërish protestat. Lajmin e ka bërë të ditur në Report Tv në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Bardhi tha ka deklaruar se këtë javë do të mblidhen strukturat e PD-së dhe do të vendosin datë konkrete, por theksoi se kjo nuk do të jetë mënyra e vetme që kjo forcë politike do të përdorë për të arritur qëllimin final.
Duke u ndalur në tre çështje kryesore, Bardhi tha sse nuk ka një marrëveshje të fshehtë PD-PS, nuk ka përçarje me aleatët e aq më tepër me LSI-në, si dhe kryebashkiakët Valdrin Pjetri (Shkodër), Agim Kajmaku (Vorë) dhe Mark Babani (Vau i Dejës) nuk janë të vetmit, për të cilët kanë marrë informacione dhe kanë siguruar dokumentet që vërtetojnë se janë me të shkuar kriminale. Ai paralajmëroi se kanë informacione edhe për 7-8 kryebashkiakë të tjerë, që janë me precedentë penal.
Lidhur me Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Bardhi tha se e gjykon një vendim krejtësisht Kushtetues shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit nga kreu i shtetit, teksa e cilësoi Komisionin Hetimor, si një “tallje për shqiptarët”.