Nga Tritan Shehu
Procedura e tanishme e zevendesimit te mandateve te deputeteve, te dorrezuara keto ne grup si opozite, nuk ka asnje baze ligjore e kushtetuese.
Veprimet e Kuvendit te Shqiperise ne lidhje me kete nuk jane te pajtueshme as edhe me procedurat ligjore per rastet individuale.
Vendimet e KQZ per zevendesimin e ketyre mandateve bien ndesh edhe me vendimin e vitit 1993 te Gjykates Kushtetuese, per zevendesimin jashte vullnetit te partise te tre mandateve te PD ne ate periudhe.
Tentativa per te quajtur funksional Kuvendin me nje perberje shume me te vogel deputetesh se 140 nuk ka asnje baze ligjore per numrin minimal te deputeteve te domosdoshem.
Ne kushtet kur e gjithe kjo procedure thelbesore per demokracine kryhet ne mungesen prej me se nje viti te Gjykates Kushtetuese, e vetmja qe mund te legalizoje apo jo keto veprime, krijohen tiparet e nje Grushti Shteti.
Ne fakt ne te gjthe kete periudhe Vendimet e Kuvendit, te Qeverise etj, kane qene te pa ligjeshme, per derisa askush nuk mund t’i apelonte ato ne ate Gjykate.
Ne keto kushte ka vetem nje zgjidhje politike, ligjore e kushtetuese: fillimi i procedurave per zgjedhje te reja mbi nje platforme te pranueshme.
Ne te kundert ideatoret e aplikuesit e ketyre akteve duhet te akuzohen per tentative per Grusht Shteti te qeverisjes ndaj demokracise e ky duhet perballuar si i tille.