BallinaKryesoreDetajet/Çfarë u vendos në takimin e opozitës, gati platforma për daljen nga...

Detajet/Çfarë u vendos në takimin e opozitës, gati platforma për daljen nga kriza. Aleati i Bashës: Jo ndarje pushteti, marrëveshja nuk do jetë…

spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një ditë më parë një takim ndryshe me aleatët. Mbrëmjen e së hënës, kryedemokrati Basha, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, Agron Duka i PAA-së dhe Dashamir Shehi i LZHK-së u takuan në Ishëm, në një darkë ku mësohet se ndër të tjera kanë diskutuar mbi aksionin e opozitës.

Sipas burimeve nga takimi, mësohet se pjesë e diskutimit ka qenë platforma për daljen nga kriza politike. Aleatët kanë diskutuar mbi pikat konkrete të draftit, që do t’u prezantohet qytetarëve mbi idetë që ka opozita për tejkalimin e krizës politike dhe ekonomike.

Drafti që do t’u prezantohet qytetarëve do të shërbejë edhe si një dokument për të caktuar piketat e dialogut. Kampi opozitar duket se do të bëjë një tërheqje teknike sa u përket protestave.

Mësohet se gjatë takimit aleatët kanë dakordësuar që të mos organizojnë asnjë protestë kombëtare, të paktën deri më 18 tetor, datë e cila përkon me përgjigjen e Këshillit Europian nëse do të çelë dritën jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

DETAJET

Një ditë pas takimit jashtë Tiranës, kreu i LZHK-sëm Dashamir Shehim ka zbuluar disa detaje nga takimi gjatë një interviste për “News 24”. Sipas Dashamir Shehit, nuk do të ketë një marrëveshje poshtë tavolinës, por një dialog i kanalizuar mbi vijat e draftit për tejkalimin e krizës. Shehi ka hedhur poshtë aludimet për ndarje pushteti mes mazhorancës dhe opozitës.

“Propozimi ynë demokratik s’ka asnjë lloj elementi për ndarje pushteti, nuk ka asgjë nën tavolinë. Ndryshim i ligjit zgjedhor, sepse gjykojmë që edhe ligji zgjedhor ka nevojë të modernizohet, të dalë nga marrëveshja e vjetër. Por jo të merremi thjesht me ligin për ta nxjerrë nga konteksti i madh politik. Sepse nëse ligji nuk ka një drejtësi të pavarur, në qoftë se nuk ka dekriminalizimin e procesit zgjedhor, që do të thotë largimin e kriminelëve me kallash nga qendrat e votimit, largimin e milionerëve të korruptuar që blejnë votat dhe një ekonomi, e cila të jetë mbështetëse e lirisë ekonomike, e frymës liberale, e thyerjes së koncesioneve, e thyerjes së monopoleve, të cilat kanë rezultuar në shumë probleme për shqiptarët”, tha Dashamir Shehi.

Për opozitën, dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për të tejkaluar këtë situatë. Sipas Shehit, ata janë gati të dialogojnë me Edi Ramën si kryetar i PSsë, por për ta nuk ofron siguri dialogu me Edi Ramën si Kryeministër.

“Këto janë disa nga tezat bazë që duam ofrojmë ne për një marrëveshje të madhe politike, e cila rezultatin final për dëshirën tonë ka të ndërtohet një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Kjo marrëveshje politike si të thuash është tryeza, e cila mund të ulen të gjithë. Ne nuk mund të përcaktojmë kryetarët e partive, por për të dalë nga kjo krizë rezultati është qeveria tranzitore. Më mirë një fund shpejt e shpejt, sesa tërhiqu zvarrë. Këtu u bënë dy vjet që nuk qeveris njeri. Dhe ajo që quhet qeverisëse këtu është thjesht administrim i vjedhjes së të mirës publike”, tha Shehi.

Reforma Zgjedhore kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe aktorëve politikë vendës. Ajo ka qenë objekt bisede edhe në darkën e kryedemokratit Basha me aleatët në Ishëm. Ata kanë rënë dakord që të diskutojnë paraprakisht brenda opozitës për të unifikuar kërkesat e tyre dhe më pas t’ia prezantojnë publikut. Sipas Dashamir Shehit, Reforma Zgjedhore ka rëndësi të veçantë për të zhvilluar zgjedhje me standarde, por sipas tij, ajo nuk është faktor kryesor për krizën politike.

“E shohim si të rëndësishme Reformën Zgjedhore, por jo që kjo e ka thelluar krizën apo ka gjeneruar krizën. Është një pjesë e saj”, tha Shehi. Partitë e vogla të opozitës kërkojnë që sistemi zgjedhor të mos jetë ky që është, pasi sipas tyre dëmton partitë e vogla. Ata janë shprehur edhe publikisht që duhet ngritur një tryezë e rrumbullakët për këtë me ekspertët për të folur se ku është problemi i këtij sistemi dhe cili sistem zgjedhor mund të përshtatet aktualisht në Shqipëri.

DIALOGU

Deri tani ende nuk ka një dakordësi mes maxhorancës dhe opozitës së bashkuar për të dialoguar mbi krizën politike. Kryedemokrati Lulzim Basha, në deklaratat publike është shprehur se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës politike pa shkëputur krimin nga politika. Kjo ndarje sipas tij bëhet vetëm përmes një procesi të ndershëm, që vjen pa Edi Ramën Kryeministër. Ndërkohë, nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama shprehet se zgjedhjet e radhës janë në peshorin e vitit 2021 dhe i bën thirrje kryedemokratit për të bashkëpunuar, që të përfundojnë Reformën Zgjedhore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular