Ego e tij për të shënuar e ka kthyer në një makineri të vërtetë golash.
Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, i cili edhe pse në moshën 34 vjeçare vijon të jetë në aktivitet të lartë. Ylli i Juventusit ishte autor i katër golave, njëri më i bukur se tjetri në fitoren që Portugalia arriti në transfertë ndaj Lituanisë në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020.
Megjithatë, për të, goli më i bukur që ka shënuar është “biçikleta” kundër Juventusit në Champions League para dy sezoneve. Gjithsesi, as kjo nuk e bind, pasi 34-vjeçari thotë se ka një gjë që është më mirë sesa ndjenja e shënimit të një goli.
Luzitani i ka befasuar të gjithë, teksa ka pohuar se qëndrimi me partneren e tij aktuale, Georgina Rodriguez është ndjesia më e mirë që ka provuar në jetë. Deklaratën bombastike, Ronaldo e dha në një intervistë për Piers Morgan në “ITV”, ku pohoi se seksi me bukuroshen spanjolle është ndjesi më e mirë se shënimi i golave.
“Goli ndaj Juventusit është me të vërtetë i bukur, por kur e krahason me seksin me Georgina Rodriguez nuk ka diskutim. Qëndrimi me Geo është ndjesia më e mirë që kam përjetuar në jetë,” tha shkurtimisht Ronaldo.
34 vjeçari shënoi 21 gola në sezonin e tij të parë në Seria A me Juventusin, ku fitoi titullin e 8-të radhazi. Ndërsa, deri në këtë pikë të sezonit, Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në tre ndeshjet e para të kampionatit.
Kë zgjedh Cristiano Ronaldo: Seks me Georginën apo të shënojë gola?!
RELATED ARTICLES