BallinaAktualitetRama përdor sërish të vetët për të goditur Presidentin Meta

Rama përdor sërish të vetët për të goditur Presidentin Meta

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm as në seancën e sotme plenare, por kjo nuk e ka penguar t’i përgjigjet Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për vendimin e tij për të kthyer në Kuvend për rishqyrtim dy projektligje të qeverisë.

Bëhet fjalë për Ligjin e Akademisë së Shkencave dhe ligjin e ndryshimeve në Kodin Penal, të cilët u rrëzuan sot nga mazhoranca, pasi ministrat e Ramës sqaruan arsyet pse duhen këto ligje. Vetë kryeministri Rama i është përgjigjur Metës me mesazhet e ministrave të tij, teksa ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook” fjalën e secilit ministër në Kuvend, që sqarojnë rëndësinë e këtyre dy projektligjeve.

Më poshtë, fjala e ministrave, kreut të grupit të PS dhe deputetit Ulsi Manja, të shpërndara nga kryeministri Rama, si mesazh dërguar Presidentit Ilir Meta:

“Ligji i ri për Akademinë e Shkencave e fuqizon këtë institucion duke i dhënë mundësinë për tu shndërruar në përfaqësuesen më të denjë të vlerave më të mira intelektuale që Shqipëria duhet t’i promovojë jo vetëm në vend, por edhe jashtë saj”, tha ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

“Paketa e ndryshimeve në Kodin Penal e nevojshme për të forcuar masat penale në fushën e sigurisë publike, të jetës dhe shëndetit. Ato sigurojnë mbrojtje të posaçme juridiko-penale mjekëve, artistëve, sportistëve dhe adresojnë dhunën në stadiume, krimin mjedisor, masat në fushën e sigurisë ushqimore dhe të drejtës së autorit”, u shpreh deputeti Ulsi Manja, në emër të grupit të PS.

“Ilir Meta nuk e ka kuptuar ende se kush ka qenë thelbi i ndryshimeve në Kodin Penal. U vonuam dy muaj sepse ai e ka vetë pozicionuar presidencën në një prej selive të opozitës. Ashpërsimi i të gjithë dënimeve ndaj veprave penale që cenojnë sigurinë ushqimore të qytetarëve, duhet të jetë vëmendja jonë kryesore”, deklaroi kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

“Qëllimi i ndryshimeve në Kodin Penal është forcimi i goditjes penale ndaj disa femoneve si goditja e punonjësve në detyrë, cenimi i sigurisë ushqimore dhe dëmtimi i mjedisit. Duke u marrë me teknikalitet, Presidenti vonoi hyrjen në fuqi të një nisme më rëndësi për sigurinë, jetën e shëndetin e qytetarëve”, tha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Ndryshimet e reja në Kodin Penal kanë parashikuar rëndim të masës së dënimit për vepra penale që kryhen ndaj punonjësve të rendit. Me këto masa ne do t’u japim punonjësve të rendit mbrojtjen e nevojshme, që ata kanë nevojë për të kryer me profesionalizëm detyrën e tyre”, deklaroi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular