BallinaSocialeBujar Vreto: Arroganca e sektit mavi me banorët në Letëm të Librazhdit

Bujar Vreto: Arroganca e sektit mavi me banorët në Letëm të Librazhdit

spot_img
spot_img

Nga Bujar Vreto

Autokrati Balla me te emëruarit e tij ne çdo nivel te komitetit ekzekutiv dhe ne institucionet e tjera, kaluan pushimet për se mbari ne vendet me te bukura panoramike te Shqipërisë dhe ne atraksionet me te frekuentuara te Europes. Këto vende përrallore kuptohet nuk mundet ti eksplorojnë njerëzit e thjeshte me te ardhura mesatare apo te uleta por vetem ata qe po grabisin taksat, vetëm ata qe hashashin e mbjellin dhe e tregtojnë si duhan, vetem ata qe territore te tera i kane kthyer ne shërbim te tyre duke shfrytëzuar banoret si skllevërit e kohës faraonike.

Tashme te kthyer nga plazhet kane rikativizuar energjitë per te vazhduar grabitjen se për qytetaret as ju bie ne mendje, por edhe kur ata drejtohen ne zyrën e te emëruarit, ndodhen para përçmimit, fodullikut dhe ulëritës madje dhe duke u përplasur derën ne fytyre.

Rreth 250 banore, ne njërën nga lagjet ne Letem po vuajnë mungesën e rrugës automobilistike pasi ne disa vende është jashtë parametrave teknike dhe burim aksidenti, ne disa vende te tjera është e papastruar dhe nuk mirëmbahet nga enti përgjegjës dhe pikërisht mirëmbajtja e rrugëve rurale.

30 kryefamiljare bashke me nenshkrimet e tyre nepermjet nje kerkese i jane drejtuar te emeruarit (kryetarit te komitetit ekzekutiv) per problemin e tyre dhe kerkesa daton me 27-01-2019 qe eshte protokolluar me 28-012019 ne Bashki. Banoret e lagjes lalaj ne fshatin Letem shprehin shqetesimin e rruges dhe kerkojne nje fadrome te pastroje rrugen dhe ta zgjeroje ku jane pikat me te rrezikshme dhe burim kasidenti, rruga eshte 1.5 km dhe pjesa me e madhe eshte hapur me mjete private te paguara nga vete banoret. Nenshkruesit kerkojne edhe disa tubina pasi ujerat nga rreshjet dhe disa perrenj ujembledhes bashkohen ne nje perrua te vetem, pra gjithe prurjet grumbullohen ne shtratin e perroit ku dhe kalon rruga per ne lagjen lalaj. Prurjet e medha te ujit nuk percillen nga tubinat me diameter te vogel por kalojne mbi to dhe rrembejne gjithe uren. Per kete ure eshte prokuruar 7 milion lek te vjetra dhe seshte bere asgje, ose sa nje investim per ujrat e zeza qe ben nje familje ne fshat.

Nje përfaqësi e banoreve kane kerkuar takim edhe me te emruarin (kryetarin e komitetit ekzekutiiv) por kane gjetur perbuzjen dhe perplasjen e deres si dhe ironine se une dy ore sjell fadromen ne prag votimesh dhe marr voten se ato i numeroj une dhe jo ju, prandaj drejtohuni ku te doni.
Banoret tregonin se ketu ne vend erdhi nje tip ‘’pergjegjesi’’ nga emergjencat apo rruget rurale i quajtur Petrit me duket se ishte nga neshta sipas tyre se nuk ja mbanin mend mire emrin por qe sillej shume keq, a thua se bota rrotullohej rreth tij, por ne fakt tregonte arrogance dhe shkelje syri nga shefi se dhe aji desh na theu turinjt me perplasjen e deres.

Banoret me dhimbje te madhe ankoheshin se keta mercenare po punojne me te gjitha menyrat qe ne te braktisim trojet tona dhe te ikim nga syte kembet. Pushtat e pushtetit na kane marre ujin dhe gjarperinjt po na futen ne shtepi se kerkojne uje, makinat i leme 2 km larg shtepive, te semuret i dergojme me barrela ne piken me te afert ku eshte makina, femijet smunden me shkuar ne shkolle ne orar se kopesht jo se jo, per nje sherbim nga zyrat smundemi ta marrim pasi shkojme tek zyrat dhe punonjesit jane per pilaf apo kafe dhe raki.

Une i falenderova banoret per ftesen qe me bene, u njoha me situaten dhe i garantova se PD me ardhjen ne pushtet do beje gjithcka qe eshte emergjente dhe jetike per ta, do ktheje besimin qe vendi nuk duhet braktisur por ta punojme dhe te vjelim resurset qe zoti na ka fal me keto treva te mrekullueshme pa perjashtuar te paret tane qe e kane ruajtur me qa fanatizem kete toke te shenjte.

Ndonje komitetas nga komiteti ekzekutiv apo vete i emeruari bashke me mulla omarin (taulant) kam bindjen qe do shkojne tek banoret dhe do bejne demagogji, madje do sillen altruiste si dhe kreative duke ulur henen ne toke, por ishalla marrin nje fadrome me vete (se fasadat i bejne mire keta te paudhe) per te mundesuar pastrimin, zgjerimin ne disa pika dhe rikostruksionin e ures per rrugen e lagjes lalaj dhe te shpëtojnë 250 banore qe po vuajne dhe s’gjejne zgjidhje.

Banoreve ju eshte sosur durimi dhe po presin me besim te madh se keta hajdute qe erdhen ne pushtet me mashtrimet e shekullit do largohen nga karriget e vjedhura dhe ne pushtet do vije alternative Basha qe eshte shpetimtare per njerzit dhe vendin.

Askush nuk na ndal per te verteten !

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular