Teksa po bëhen rreth 5 orë në pritje të vendimit nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se po pret edhe vet me ankth i ulur në shkallët e Gjykatës.
Atje presin dhjetëra gazetarë dhe kameramanë për të mësuar një nga vendimet më të bujshme të viteve të fundit ndaj një ish-ministri të Brendshëm.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin. Nëse gjykata pranon këtë masë dënimi, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do të vuaj 8 vite burg. Ai akuzohet për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.