Një burrë 50 vjeç nga Gjilani i Kosovës ka ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij. 50 vjeçari, me inicialet M. Sh, dyshohet se e ka bërë këtë veprim të ulët ndaj familjarëve të tij për tri ditë me radhë.
Duke e parë këtë gjendje, fqinji i tij në fshatin Cernicë, dje pasdite ka lajmëruar Policinë për të marrë masa për mbrojtjen e viktimave nga ngacmimi i vazhdueshëm seksual.
Policia e ka arrestuar M.SH dhe po e mban në paraburgim për 48 orë . Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe rekomandimit të psikiatrit, 50-vjeçari është vendosur të dërgohet në Repartin e Psikiatrisë dhe stë mbahen nën kontroll nga Policia.