Të tjera video nga kamerat e sigurisë tregojnë momentet e panikut që kanë përjetuar qytetarët nga tërmeti i fuqishëm që ra sot në Shqipëri. Një kamarier e ka braktisur i pari lokalin ku shërbente, ndërsa klientët e kanë ndjekur nga pas me vrap.
Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë së një qendre tregtare në Tiranë.
Kamarieri ka vrapuar bashkë me tabakanë të cilën sidoqoftë nuk e ka lëshuar nga dora për asnjë moment.