BallinaKryesoreDokumenti i atyre që kërkonin “varje në litar”

Dokumenti i atyre që kërkonin “varje në litar”

spot_img
spot_img

Nga Kastriot Dervishi

Në proceset politike të viteve të para të zhvilluar për propagandë në salla kinemash, ata mes popullit ishin më të egrit. Konkurronin me trupin gjykues, përjashto faktin se ishin të fshehur mes njerëzve.

Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes ishte strukturë që funksionoi në vitet 1944-1946 sipas modelit të OZN-as jugosllave. Ishte shërbimi i parë sekret komunist. Nuk duhet ngatërruar me Divizionin e Mbrojtjes së Popullit, siç nuk e kuptojnë as sot injorantë që kryejnë funksione shtetërore. Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit organizonte gjyqet publike kundër kundërshtarë të regjimit komunist. Për çdo rast, ata kishin një model ftese që ia jepnin njerëzve të besuar që luanin rol kryesor në proceset gjyqësor sepse gërthisnin nga salla kundër “armiqve të popullit”. Siç shikohet, këto leje ishin pa emra. Me të tillë letra ata ishte “shikuesit” e popullit që kërkonin “drejtësi popullore”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular