Në emision “Shiko kush luan” Kejsi Tola zgjodhi mikeshën e saj, Olta Bokën si personazhin e showbizit që nuk i ka ndritur ylli.
Olta e komentoi këtë deklaratë kur ishte e ftuar në emisionin “Thumb”, duke u shprehur se Kejsi kishte bërë gabim që nuk e kishte justifikuar zgjedhjen e saj.
“Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko se do më kuptoje”, është shprehur Olta.
Pas deklaratës së Oltës, Kejsi ka reaguar në Instastoryn e saj duke mos i kushtuar aspak rëndësi fjalëve që u thanë për të, teksa ka publikuar fletën me nota muzikore të një kënge, krah së cilës ka vizatuar edhe një zemër.