Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë qëndrimit të saj në OKB, në kuadrin e sesionit të përvitshëm, ka zhvilluar një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Tema e bisedimeve ka qenë Kosova dhe gjetja e mirëkuptimit dhe dialogut mes palëve për një zgjidhje të qëndrueshme dhe përfundimtare pas formimit të qeverisë së re kosovare e cila duhet të heqë taksën e vendosur nga Ramush Haradinaj ndaj mallrave serbe.
Merkel ka kërkuar medoemos një marrëveshje mes dy palëve pasi është në interes të përbashkët dhe për një të ardhme të paqtë për rajonin.
Vuçiç premtoi ulje ne dialog me palën shqiptare.
Përsa i përket ekonomisë, Gjermania do të vijojë të jetë partneri numër 1 në Serbi me kapitale pasi deri në muajin shtator investimet direkte gjermane kapin vlerën e 3 miliardë eurove ndërsa deri ne fund të vitit parashikohen të kalojne shifrën e 5 miliardë eurove çka e bën Serbinë vendin që perfiton më shumë investime gjermane në Ballkan dhe më gjerë.
Deri me tani ne Serbi ne 8 muajt e fundit investimet direkte te huaja kapin vleren e 8 miliarde eurove prej te cilave 3 miliardë Gjermania, 2 miliardë Kina, 1 miliard Franca, 1 miliard Rusia dhe 1 miliard Italia.
Merkel ka konfirmuar vizitën e saj në Beograd para përfundinit të mandatit te saj.