BallinaAktualitetÇelja e negociatave, Dash Shehi: Kushtet e Budestagut janë kërkesat e opozitës

Çelja e negociatave, Dash Shehi: Kushtet e Budestagut janë kërkesat e opozitës

spot_img
spot_img

Kushtet me të cilat bundestagu gjerman shoqëroi “PO-në” e Shqipërisë për çeljen e negociatave, për kreun e LZHK-së nuk janë asgjë më shumë sesa kërkesat e opozitës.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Shehi u shpreh se drita jeshile për Shqipërinë ehe pse me kushte është një lajm i mirë.

Dashamir Shehi: Është një lajmi mirë që mund të na vite edhe nga miqtë më të mirë që ka Shqipëria në Evropë. Në një farë mënyre u mbërrit ajo që opozita ka kaërkuar. Jo vetëm që të jemi në Evropë, ta bëjëm këtë hap dhe ta heqim këtë pjesë të burokracisë. Siç edhe Basha shkoi në Bruksel dhe loboi për këtë punë. Siç edhe atmosfera para 18 tetorit është vetëfrenuese në një farë mënyre.

Ishte për tu mbërritur ky lloj rezultati, që nuk është përfundimtar sepse pritet të vendosin edhe vende të tjera. Ne si opozitë, por edhe të gjithë shqiptarëve na leverdis kjo lloj pune, është më e mira e mundshme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sepse i kanë vënë kushte kësaj qeverie. Kushte që me thënë të drejtën janë kërkesat e opozitës. Ato që kemi kërkuar ne që nga çadra e parë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të dënohen kriminelët dhe që i kemi shtuar së fundmi që të hetohet krimi zgjedhor dhe a janë të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit apo jo. Këto janë të gjitha në kushtet e Bundestagut gjerman.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular