Nga Lirim Nezha
Po lexoja në rrjet se disa statuse opozitare po përkthehen si dëshirë e opozitës për të mos u hapur negociatat me BE. Me duket pak e çuditshme të jetë gëzim. Nuk ka asgjë për t’u gëzuar ndërkohë që prej vitesh po përballemi me muret prej gome të Brukselit të cilët na kthejnë pas në detyrë pas detyre shtëpie.
Unë besoj se është mirë që Shqipëria të eci në rrugën e integrimit,është ajo çka presin të gjithë shqiptarët,por kur kryeministri gënjen kjo nuk do të thotë që duhet ti gëzohemi gënjeshtave të tij. Negociatat janë hap drejt BE dhe si të tilla nuk janë vetëm për socialistët e as duhen përdorur për propagandë se gjasme qeveria dhe rilindja po bëhen copë për të na integruar,por këtë e pengoka opozita.
Eshtë shumë qesharake edhe ta mendosh. Aq më pak kur propogandohet si sukses diçka që ende nuk ka ndodhur.Qeveria ka detyrimin të plotësojë kushtet për çeljen e negociatave sepse unë besoj se nëse në këto vite që ikën nuk u çelen,kjo nuk është për faj të opozitës,por për faj të politikave antishqiptare qeverisëse. Një qeveri që me politikat e veta po bën një lloj shpernguljeje etnike nga Shqipëria ,duhet të dijë se,nëse e përflasin si të njollosur, është faji i njollës qe ka në fytyrë dhe jo i atij që ja tregon njollën.
Ndaj mendoj se statuset nuk janë aspak dëshirë për mos hapjen e negociatave,por janë me siguri mungesë dëshire për tu ushqyer me gënjeshtat dhe propagandën e qeverisë.
Negociatat nuk janë një gjë që ndodh çdo vit. Nëse do të kishin ndodhur me herët do të ishim një hap më pranë Europës,por nuk mund të hapësh shishen e shampanjës kot më kot aq herë sa të duhet t’u japësh shqiptarëve shpjegime për ca detyra të pa kryera.
Kryeministri po bën me opozitën pikërisht atë që e ka qejf ta thotë shpesh: Tregon gishtin kur gishti tregon hënën.