Incident në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhej dhe deputetja Rudina Hajdari.
Ndërsa po fliste deputetja një djalë i ri u fut në sallë dhe iu drejtua Hajdarit: Ju nuk përfaqësoni të djathtën por i shërbeni Edi Ramës.
Djali i ri shton: E njeh Azem Hajdarin. Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë ndërsa ti po kthen komunizmin. Shtojca e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve.
Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin
Më pas djali u largua dhe Rudina vijoi: “Ajo çfarë ndodhi tani është çfarë bën politika e sotme. Na ndan mes PD e PS. Nuk duhet të lejojmë politikën të na përçajë”
Sot ishte Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja dhe deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar në shkollën e gjuhëve të huaja në Shkodër
Festimet vijuan më pas duke kërcyer dhe vallen e Tropjës.
Gazetari i RTV Ora informon se djali nuk ishte nxënës shkolle.
Zonja Hajdari do vijojë takimet në Shkodër me shkollën “Azem Hajdari” për të cilën shprehu shqetësimin se rrezikonte të mbyllej.