BallinaAktualitet“Ika se do më gjenin të vrarë”/ Tre breza rrëfejnë dhunën, gjyshja,...

“Ika se do më gjenin të vrarë”/ Tre breza rrëfejnë dhunën, gjyshja, nusja dhe vajza: Si na rrihnin dy burrat e shtëpisë

spot_img
spot_img

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, kanë ardhur rrëfimet e tre femrave, tre breza, një gjysheje, nuses dhe mbesës së saj për dhunën e ushtruar me vite të tëra nga dy meshkujt e shtëpisë, kryefamiljari dhe djali i tij.

Pas gjyshes, Bedries e cila për shkak të dhunës divorcohet pas 53 vitesh martesë, radha ka qenë e mbesës së saj që të tregonte se i ati e kishte rrahur atë dhe të motrën. Por jo vetëm kaq. Ajo ka qenë dëshmitare e dhunës shtazarake që ka pësuar nëna e saj Enkeleda, e cila është detyruar të largohet për në Itali për t’i shpëtuar vdekjes. Në përballje ‘live’, vajza nuk i drejtohej dot ‘babi’ as të atit por me përemër.

“Mami punonte nga mëngjesi deri në darkë në dyqan, ky e akuzonte për njerëz të ndryshëm, ky vjen për ty i thoshin. Atë ditë që u zunë mami nuk tregoi, po babi e kishte rrahur e kishte nxirë. Mami m’i ka treguar mua shenjat në trup. Mami nuk i denoncoi dhe zgjodhi formën më të mire, u largua në Itali tek familja e vet. Këta i thoshin fjalët më të pista, babai dhe gjyshi. Po t’i denonconte

këta do të futeshin në burg. Unë e denoncova babain sepse ky na doli përpara në rrugë, mua, gjyshes dhe motrës dhe na rrahu. Gjyshi më akuzon pse dal me pantallona të shkurtra. Vetë gjyshi del zhveshur nëpër shtëpi para motrës sime të vogël. Kam 2 video ky gjyshi thotë se nëse Bedria më ndan, do ia heq kokën, do ia vë në tavolinë që kur të vij dega ta gjejë aty”, rrëfeu vajza adoleshente tashmë, ndërkohë që gjyshja e saj Bedria që kujdeset për të dyja mbesat nuk pushonte së qari.

Vajza Dhune

Vetë Enkeleda në një lidhje telefonike nga Italia tregoi se është larguar pas fjalëve të vjehrrës së saj për shmangur vdekjen e saj.

“E falënderoj vjehrrën time se nuk ishte e lehtë të përballej me këtë situatë që na ndodhi ne. Unë kam ikur nga ajo shtëpi nga një dhunë shumë e rënde si fizike ashtu dhe shpirtërore. u largova për të shmangur një vrasje, madje jo një vrasje, por shumë vrasje. Shumë herë ka ardhur babai të më marrë, por nuk u largova nga frika.

2-3 javët e fundit arrita në një gjendje shumë të rëndë, më binte të fikët shumë shpesh. Nuk denoncova sepse nuk më ka lënë vjehrri im që më bënte presion se do na vriste nëse bëja një gjë të tillë. Kam menduar për vajzat e mia që ditën që jam larguar, por për ato u largova, s’doja që ato të ngeleshin në rrugë, sepse një ditë do më gjenin të vdekur. Do doja që vajzat të më kishin mbështetje. Kur erdha në Itali isha në gjendje të rëndë dhe më vendosën në një qendër rehabilitimi me psikologë dhe mjekë. Kam nisur përmes avokatit procedurat e divorcit. Po pres nga dita në ditë të më thërrasin për gjyqin. Shefkiu ka ushtruar presion ndaj vjehrrës dhe vajzave të mia. Fëmijët e mi kanë qenë mbi 50 herë në komisariatin e policisë. Ferdinandi bën mirë që të mos bëjë luftë me vajzat, por t’i lërë vajzat të paktën të vijnë një javë këtu të më takojnë mua, nëse i dhimbsen vajzat, ta bëjë këtë gjë, por se besoj se i dhimbsen vajzat”, deklaroi Enkeleda në një lidhje ‘live’ në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, raporton “BalkanWeb”.

Ndërsa bashkëshorti i sja Ferdinandi i pranishëm në studio nuk pranoi të dërgonte vajzat në Itali.

“Unë dua një urdhër nga prokuroria që kjo të vijë këtu dhe të më akuzojë për dhunë. Ajo mos të fshihet atje, unë nuk i lë vajzat e mia se ajo i la rrugëve. Të vijë ta mbarojë procedurën këtu jo në Itali. Pa ardhur ajo zonjë këtu, unë nuk i lë vajzat të shkojnë atje”, tha Ferdinand Doda.

Ndërsa Enkeleda deklaroi se pasi të bëjë dokumentet do t’i marrë dhe vajzat dhe vjehrrën e saj në Itali.

“Ua kam lënë ju në besim jo atyre të dyve. Vajzat dhe vjehrra ime do vijnë këtu”, tha Enkeleda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular