BallinaAktualitetGazetarët dhe stafi në rrugë, shihni si boshatisen zyrat e televizionit turk...

Gazetarët dhe stafi në rrugë, shihni si boshatisen zyrat e televizionit turk pas tërmetit

spot_img
spot_img

Tërmeti i fortë në Stamboll ka nxjerrë në rrugë edhe gazetarët dhe stafin e televizionit turk TRT. “Ne të gjithë u evakuuam nga ndërtesa e TRT pasi një tërmet tronditi ndërtesën. Mediat lokale raportojnë se ishte mes 5.7-5.9 magnituda”, shkruan Auskar Surbakti. Dëshmitë e qytetarëve pas tërmetit ishin të shumta. Pas incidentit Laura Grace shkroi në Twitter: “Uoah. Një tërmet 5.7 sapo goditi Stambollin, dhe i gjithë apartamenti im u shkund si i çmendur”.

Dhe Umar Farooq shkroi: “Sapo ndjemë dy goditje të forta tërmeti në Stamboll. Tërmeti i parë më bëri të shqetësohesh, kurse i dyti më bëri të kërceja përpjetë dhe u vonova shumë për të mbledhur gjërat e mia dhe të dilja nga ndërtesa”.

Mbulimi i telefonit celular raportohet se ra në momentet pas tërmetit.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 70 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivri.
Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu shkroi në llogarinë e tij në Twitter se nuk ka raporte të menjëhershme për dëme ose njerëz të lënduar.

Observatori Kandilli dhe Instituti i Kërkimeve për tërmetet tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 44 milje në perëndim të Stambollit në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivri.

Auskar Surbakti

@AuskarSurbakti

We have all evacuated the @trtworld building after an shook the building. Local media are reporting it was a 5.7-5.9 magnitude quake..

Embedded video

See Auskar Surbakti’s other Tweets

m.k/BalkanWeb)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular