Dy vëllezër u arrestuan ndërsa i treti u shpall në kërkim pasi akuzohen për plagosjen e një 39 vjeçari në Kamzë.
“Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor” informoi policia e Tiranës.
U arrestuan vëllezërit e identifikuar me inicialet G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër A. M., 42 vjeç, të tre banues në Kamzë.
Ata akuzohen për “plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.
Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi i lënduar L. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis).
Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.