E bëri zëvendës-presidente të Partisë Konservatore vetëm pak ditë më parë, por ish-missi Silvana Bushati thotë se Shqipëria nuk do të hyjë në BE për sa kohë është deputet në Parlament Kujtim Gjuzi, pra kryetari i partisë ku aderon.
Të ftuar në “360 Gradë” në Ora, Bushati tha se ata duhet t’i lënë radhën rinisë.
Diskutimi në studio:
Bushati: Unë mendoj se me Kujtim Gjuzin me shokë në Parlament ne kurrë nuk ikim në Europë, pa u zëvendësuar nga ne rinia.
Gjuzi: Jap dorëheqjen nëse më zëvendëson drejtpërdrejtë.
Bushati: Drejtpërdrejt jo se ndoshta devijoj gjatë rrugës.
Gjuzi: Ça t’ka bërë PD, ty të ka lënë jashtë, tjetrin e ka lënë jashtë.
Bushati: Ne nuk jemi zëvendësues pot kemi vendin tonë kudo që të jemi. Nëse vjen rinia dhe u zë vendin këtyre ne kemi hapësirë që të shkojmë jo vetëm në Evropë, por kudo. Por me deputetë si Gjuzi dhe shokët e tij në parlament ne kurrë nuk do të jemi në Evropë.
Kujtim Gjuzi: Është e drejta e një zonjushe t’i hapim krahun.
Zheji: Se ky thoshte jo ballkoni, jo kështu gjërash, bënte flirte.
Bushati: Mos na fut me këto gjëra tani.
Gjuzi: Do ti zësh vendin Jul Dedës për emision kështu tani. Emisioni juaj ka format akademik.
Zheji: Unë se lë të të sulmoj në emisionin tim ty, sot dil nga parlamenti. Ti mezi hyre.
Ndiqni debatin e plote ne videon e mësipërme.