Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia ka kërkuar t’ia marrë Kosovës 950 kilometra katrorë.
“950 kilometra të Kosovës i ka lypë Serbia. Konkretisht. Tema e ndarjes nuk është më në tavolinë, kanë evolu gjërat. Vuçiç e përdor ende ndarjen. Ata e bëjnë punën e vet”, tha ai, në RTVDukagjini.
Haradinaj tha se Vuçiç ende ankohet në qarqe të ndryshme pse Kosova nuk është pajtuar me marrëveshjen.
Ai theksoi se serbët janë të koordinuar, por në Kosovë mungon ky koordinim.
“E luajnë policinë e mirë e të keq. Vuçiçi policin e mirë, Daçiçi të keqen. Ata kanë koordinim, por na jo. Hashim po e luan policin e mirë, por kundër vendit të vet. Unë policin e keq, por po e mbroj Kosovën”, tha Haradinaj.