BallinaKryesore1944/Vriten shqiptarët, por rritet vëllazërimi e bashkëpunimi me jugosllavët

1944/Vriten shqiptarët, por rritet vëllazërimi e bashkëpunimi me jugosllavët

spot_img
spot_img

Nga Kastriot Dervishi

Më 21 shtator 1944 shtabi i korparmatës 1-rë i drejtohej brigadës së 5-të komuniste që drejtohej nga Shefqet Peçi e Delo Balili me një mesazh inkurajues për vrasjet që po bënte në Kukës, duke vënë në dukje lufën e përbashkët me partizanët e Titos. Është një tekst inkurajues, i cili pason zhvillime të tjera brendashqiptare pa gjermanë.

***

Partizanë, udhëheqës ushtarakë dhe politikë të brigadës së 5 sulmuese.

Nga veprimet e zhvilluara në veri, keni shpartalluar forcat e okupatorit dhe keni zënë rob tradhtarët si Zyber e Sherif Lita, kriminelin me famë Selim Nokën dhe tash së fundi armikun e Internacionales së Tretë Komuniste dhe të popullit shqiptar, tradhtarin Zai Fundo. Të gjithë këto suksese i shtojnë faqe lavdie historisë së brigadës 5 sulmuese. Shpejtësia dhe guximi me të cilin keni zhvilluar këto veprime, qëndrimi i drejtë me popullin, dëshmojnë edhe njëherë besimin e patundshëm në brigadën e 5, se është në gjendje të kryejë detyra edhe më të vështira. Bashkëpunimi që së shpejti do të realizohet me ushtrinë jugosllave, do t’u japë rastin të tregoni se edhe ushtria nacionalçlirimtare e komanduar nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha është e zonja të shkojë krahas me ushtrinë e TITOS.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular