BallinaAktualitetDenoncimi i Berishës: Xhelati i internimeve nderohet me titullin "qytetar nderi" nga...

Denoncimi i Berishës: Xhelati i internimeve nderohet me titullin “qytetar nderi” nga Tërmet Peçi

“Tërmet Trafiku i akordon personalisht xhelatit te diktaturës Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës”. Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në një mesazh në ‘Facebook’, ndërsa lëshon lumë me akuza në drejtim të Binajt.

Teksa e cilëson Binajn xhelat, Berisha thekson se ai ka firmosur internimin, burgosjen, persekutimin e qindra e qindra personave dhe familjeve në Jugun e Shqipërisë gjatë viteve ’70-’80, ku vendi ishte nën regjimin e diktaturës.

Manxhar

DENONCIMI I BERISHËS
Nderohen krimet e diktatures te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes!
Termet Trafiku shpall me porosi te Edvin Kristaq Rames qytetar nderi nje xhelat te vertet te Jugut te vendit, qe ka firmosur internimin, burgosjen, persekutimin e qindra e qindra personave dhe familjeve te tera ne Jugun e Shqiperise.
Miq, Tërmet Trafiku i akordon personalisht xhelatit te diktatures Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës. Ky xhelat ne detyrat e tij te larta qe ka kryer është personi që ka firmosur urdhëra për internime dhe burgosje të dhjetëra-qindra familjeve tepelenase, gjirokastrite dhe vlonjate kur ka qenë në krye të Komitetit të Partisë në Tepelenë, Vlorë dhe Gjirokastër ne vitet e zeza ’70-‘80.te diktatures staliniste te Enver Hoxhes!
Lexoni shkrimin dhe shikoni videon te publikuara ne JUGUlajm. sb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular