Të shtëna me kallash në mes të qytetit të Shijakut. Sipas burimeve, konfirmohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës. Të shtënat në hyrje të qytetit kanë ardhur si shkak i një konflikti mes dy djemve, i cili ka degraduar në përdorimin e armës.
Ka qenë një motiv banal ai që ndezi sherrin, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të plagosur, por kjo ka shkaktuar panik te qytetarët.
Njoftimi i policisë:
Shijak
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.
Nuk ka asnjë të lënduar, veç dëme materiale të automjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.